Java V “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Vora

Java e 5-të e “Abissnet Superiore” është mbyllur me përballjen mes Vllaznisë dhe Vorës, e cila u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja përfundoi me fitoren e ekipit tonë, me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë ishte mjaft e mirë për kuqeblutë, të cilët kriijuan shumë raste. Në minutën e 28-të, kapiteni Bekim Balaj ka shënuar golin e parë nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë Vllaznia vazhdoi dominimin në fushë. Vetëm pak minuta pas rifillimit të lojës, Edon Murataj realizoi një gol të bukur me një goditje të saktë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0. 

Me këtë fitore, në mbyllje të javës së 5-të, ekipi ynë ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit me 10 pikë.

Shpërndaje