Java XI “Abissnet Superiore”, Tirana – Vllaznia

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur në stadiumin “Roza Haxhiu” në Lushnje.

Pjesa e parë e takimit është dominuar nga skuadra kuqeblu, duke u mbyllur në rezultatin 0-3. Në minutën e 9-të ka shënuar Bala nga pika e penalltisë. Në minutën e 18-të Mala ka harkuar një top drejt zonës dhe kapiteni Balaj ka shënuar sërish me kokë. Në minutën e 33-të ka shënuar Esat Mala me një assist të Kahrimanoviç.

Pjesa e dytë ka nisur me një gol të bardhebluve në minutën e 55-të. Ildi Gruda ka shënuar golin e 4-të për skuadrën tonë në minutën e 66-të. Në minutat e mbetura bardheblutë kanë fituar një penallti dhe kanë shënuar një gol me Ndrecën.

Ka përfunduar 3-4 për Vllazninë klasikja e luajtur në Lushnjë. Ekipi ynë ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe momentalisht është në vendin e dytë në renditje.

Shpërndaje