Java XIX “Abissnet Superiore”, Partizani – Vllaznia
Java e 19-të e kampionatit “Abissnet Superiore” është luajtur të premten 20 dhjetor, në stadiumin “Arena e Demave” në sfidën Partizani – Vllaznia. Ndeshja ka përfunnduar 2-0 në favor të skuadrës së Partizanit.
Pjesa e parë ka nisur me gol që në minutën e dytë për të kuqtë. Ndeshja vazhdoi me mjaft ritëm, duele interesante dhe raste për skuadrën tonë, por pa rezultat. Në pjesën e dytë, Partizani u mjaftua që të kontrollonte lojën duke shënuar golin e dytë dhe për të “vulosur” tri pikët.
Në përfundim të javës së 19-të Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me 31 pikë tre pikë më pak se Dinamo City kryesues.