Java XVIII “Abissnet Superiore”, Vllaznia – Laçi

Në javën e 18-të “Abissnet Superiore” është luajtur sfida Vllaznia – Laçi në stadiumin “Loro Boriçi”. Skuadra jonë ka triumfuar me rezultatin 2-1 pas një ndeshje spektakolare.

Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0 pamvarësisht rasteve të krijuara dhe dëmtimeve të Deliut dhe Spahisë gjatë lojës.

Ndërkohë, në pjesën e dytë në minutën e 51-të shënon një gol fantastik Kevin Dodaj. Disa minuta më vonë, nga një gabim i Kryeziut golin e dytë e shënoi Antonio Delaj i cili shfrytëzoi rastin siç duhej dhe çoi topin në rrjetë për 2-0.

Skuadra e Laçit nuk dorëzohet dhe arrin të rihapë ndeshjen në minutën e 70-të, të cilët shënojnë me Bullain për të çuar shifrat në 2-1.

Pas fitore me 3 pikë, Vllaznia renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 31 pikë barazim me Dinamo City.

Shpërndaje