Java XVII “Abissnet Superiore”, Elbasani-Vllaznia
Ndeshja Elbasani – Vllaznia e vlefshme për javën e 17-të të kampionatit “Abissnet Superiore” është zhvilluar të dielën në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida ka përfunduar me rezultatin 1-2 me fitoren e ekipit kuqeblu.
Në pjesën e parë ishte skuadra e Elbasanit e cila ka shënuar me Qaqin në minutën e 35-të, duke u mbyllur kështu pjesa e parë në avantazh për verdheblutë.
Me nisjen e pjesës së dytë, skuadra e Vllaznisë u bë më kërkuese. Baraspeshën e gjeti me Dodaj në minutën e 63-të. Ndërsa për golin e fitores mendoi Çoba, i cili realizimin e shoqëroi me festimin e futbollistit anglez, Cole Palmer.
Me këtë fitore, Vllaznia rinis luftën për kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe aktualisht renditet në vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit.