Trajneri Jonuz: Vllaznisë s’i intereson barazimi ndaj Laçit, do luajmë për fitore

398

Mirsad Jonuz ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme përballë Laçit. Trajneri i Vllaznisë, u shpreh para mediave se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore kundër Laçit, megjithëse luan në transfertë. Deri më tani, Vllaznia ka pësuar dy humbje në shtëpi dhe asnjë jashtë, e këtë statistikë Jonuz shprehet se Vllaznia do ta ruajë edhe nesër. Ja përgjigjet e të gjitha pyetjeve tëra nga gazetarët:

Është gati skuadra për takimin e nesërmndaj Laçit?

Ndodhemi në një periudhë kur skuadra ka zhvilluar dy takime në harkun e katër ditëve dhe ka një tjetër brenda javës. Të gjithë takimet kanë qenë të rëndësishme ashtu siç është edhe takimi me Laçin. Nuk ka diferenca mes skuadrave. Gjitha ndeshjeet janë të vështira dhe të rëndësishme. Ne kemi tash tre muaj që të gjithë lojtarët jemi bërë një dhe pas 9 javëve të para ne njihemi edhe më mirë me njëri tjetrin. Ne kemi arritur që të komunikojmë mirë sëbashku. Të dy skuadrave i duhen pikët. Por ajo që unë synoj është që Vllaznia të jetë një skuadër kompakte që do të luaj kundër çdo kundërshtari.

E keni studiuar skuadrën e Laçit?

Skuadra e Laçit mori pjesë në Kupat e Europës. Lojtarët e saj kanë luajtur gjatë gjithë verës. Para dy javësh kanë ndryshuar edhe trajnerin duke futur më shumë cilësi tani në këtë skuadër. Skuadra ka mjaft kualitete. Ajo që shikohet është se nga takimi në takim ajo po luan edhe më mirë.

Cila është situata në ekip para takimit me Laçin, ku dihet që do të jenë edhe dy mungesa?
Për këtë takim do të marr 20 lojtarë dhe dihet që nuk do të jenë Hygor e Gligorov, ndërsa të tjerët janë të gatshëm që të japim gjithçka në fushën e lojës. Ajo që për mua është me rëndësi në këtë lloj derbit të fqinjëve është se këto dy skuadra janë mësuar si brenda dhe jasht të humbin dhe të fitojnë pikë. Pas takimit me Flamurtari disa lojtarëve i kemi dhënë pushim që është normale për t’u rifreskuar. Me përjashtim të dyshes që përmenda më parë të gjithë të tjerët janë të gatshëm. Ne do të shkojmë për të fituar tre pikët. Ajo që më kënaq është se lojtarët e Vllaznisë janë të gatshëm që të japin gjithçka nga vetja.

Do ju kënaqte edhe një pikë në këtë sfidë?

Nuk do t’i kryente punë asnjërës prej skuadrave një pikë. Ne shkojmë për ta fituar këtë takim.

Një Vllazni që nuk ka humbur asnjë ndeshje në transferta në këtë sezon. Do të vijojë sërish kështu?

Mendoj se do të vazhdojmë sërisht kështu. Dy ndeshjet e humbura ndaj Tiranës dhe Partizanit ishin dy fatkeqësi për Vllazninë. Dihet se ndaj Tiranës ishte arbitri që ndikoi dhe në takimin ndaj Partizanit pjesërisht arbitri dhe pjesërisht gabimet individuale tonat.

Ishte më lehtë për ta fituar vendit e tretë pas fazës së parë, apo do të ta. keni më të vështirë për ta ruajtur këtë pozicion?
Nuk ka rëndësi renditja në tabelë. Ne po ndërtojmë një skuadër të mirë dhe të stabilizuar. Ps takimit me Laçin kemi të tjera takime të forta si me Bylisin e Tiranën dhe pastaj do ta shikojmë sesi do të shkoj puna. Dëshira ime është që të fitojmë sa më shumë pikë në fazën e dytë.

Sfida e nesërme është edhe një sfidë mes Cungut dhe Jonuz?
Nuk ka lidhje një gjë e tillë. Ai bën punën e tij dhe unë timen. Nuk është e habitshme që pas një farë kohe ai të jetë këtu dhe unë në një skuadër tjetër.
www.vllaznia.al